Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA
Me Xhymertin
Namir Lapardhaja

“…Absurdi i mjedisit shqiptar është absurdi i absurdit universal: Biseda normale është vrarë dhe personazhet flasin si në jerm, duke i dhënë zë një pjese të mendimit a përjetimit. Pikërisht ky absurd i mjedisit zhvendoset në gjuhë, ku copra mendimi , bisedash, përjetimesh, protestash, hallesh a problemesh formojnë mozaikun gjuhësor të këtij teksti…”

“Mjedisi ku lëviz personazhi i kësaj vepre është një mjedis absurd, ku “90% e banorëve të qytetit mendojnë se mjafton të kesh lindur në qytet dhe e merr titullin qytetar për jetë”, ku “kërkohen njerëz të poshtër për të bërë punë të poshtëra”, ku partia në pushtet ka krijuar një institucion të ri të quajtur drejtoria e përgjithshme e pëlqimit, paguar me taksat e qytetarëve, ku militantë djem e vajza të rinj futen në rrjetet sociale dhe u bëjnë komente pozitive dhe lajke(a) zyrtarëve të lartë të pushtetit dhe komente negative dhe mospëlqime opozitarëve të pushtetit, ku të rinjtë e një krahu mezi presin të zënë vendin e të tjerëve të punësuar nga partia kundërshtare, ku zotëron frika se mos edhe Dielli jepet me koncension nga qeveria, ku personazhi ende nuk ka takuar njerëz normalë, ku dita më e vërtetë nga gjithë ditët e vitit është 1 prilli, ku personazhi kryesor një mëngjes gdhihet i shndërruar nga njeri në veting etj.”

“Te personazhi kryesor gjen edhe arrivistin, edhe filozofin, edhe poetin edhe qytetarin e thjeshtë të mbetur në rrjetën e propagandës së përditshme që thur merimanga politike. Ai shfaqet edhe si Hamlet, teksa recion tekste nga tragjedia e famshme: “Koka më zjen nga idetë, por nuk e di a do të kem kohë t’i vë në jetë”. Ironia është e qartë, një shoqëri si e sotmja , e ndërtuar me një anarki të tillë tregu, ku tregu i ideve qendron ku e ku më poshtë se tregu i dobishëm i Gabit, nuk ka vend për njerëz që kanë pasuri të tyre të patjetërsueshme mendjen dhe ndjeshmërinë e tyre ndaj vulgares, të ultës, çnjerëzores, por ka hapësira për kokëbunkerë , ku lulet e ideve nuk mund të mbijnë e kultivohen.”

Një Dialog i Thellë me Vetveten
Shpëtim Doda

“I shkruar ne formën e një “ditari”, ky libër, më tepër sesa një rrëfim, është një dialog me Vetveten, e cila skicohet në trajta dhe në pozicione të ndryshme, në varësi të funksionit që luan në këtë rrëfim-dialog si i tërë, duke u shfaqur herë si Identitet që lipset të njihet, të korrigjohet e të kultivohet; herë si Tjetri që gjallon brenda nesh e që lipset të mbahet vesh; herë si tension zërash rrëfimtarë, pikëpamjesh e qasjesh etike dhe gjendjesh e reagimesh psikike, dhe herë si “thjerrëz skopike” drejtuar ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve politike e shoqërore, të paraqitura shpesh përmes një humori dhe një ironie të hollë, e përdorur jo pak herë si “bisturi”, cila nuk kursen as Vetveten, madje pikëniset prej saj. Si i këtillë, është një libër që kufizohet përjashtimisht vetëm tek ata lexues që tashmë e kanë gjetur Vetveten, apo janë ende në kërkim të saj.”

Kritika letrare mbi Librin

Dr. Yzedin Hima

“Xhymerti është një përsonazh ku dallohen të gjitha tatuazhet e kohës, nga e cila është bërë, deformimet e përjetimet e kësaj kohe e çojnë atë deri në ekstremin sa që i rëndohet vetja, të cilën është i detyruar me mjaft dhimbje ta mbajë e përcjellë nga e sotmja tek e nesërmja.”

Librat
Clear Filters
Një urë fjalësh mes nesh e tjetrit
Kronikë e një qyteti të (n)gurtë
Me Xhymertin