Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Rreth Meje

Namir Lapardhaja

Qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar.

20+

Vite publicistikë

Përshtypje dhe vlerësime:

Një Zë i Mendimit Kritik

Një përpjekje për të ‘ndërtuar’ veten nëpërmjet fjalës. Shkrime që shenjojnë rrugëtimin tim mes aktivizmit qytetar dhe kulturës.


Shiko librat

Përshtypje nga kritikë eminentë

Edison Ypi

“Namir Lapardhaja shkruan bukur se nuk është nga ata të promovimeve pa talent dhe pa frymëzim, që i ngjiten politikës si shushunjat për t’ia pirë gjakun dhe për t’ia vënë zjarrin Shqipërisë për pesë lekë, por serioz, dinjitoz, që pjesëmarrjen në media dhe politikë nuk e bën për interes apo për zhvatje, si e bëjnë komunistët e djeshëm kthyer sot në demokratë të rrejshëm, por në zbatim të principeve milenare, që Shqipërisë nuk i merr asgjë dhe i jep gjithçka.”

Preç Zogaj

“Namir Lapardhaja është një lexues sqimtar dhe autor me ekzigjenca. Është privilegj për mua të jem në listën e autorëve që ai përzgjedh për të lexuar.”

UET PRESS
Gazeta “Liberale”

“Namir Lapardhaja orienton lexuesit drejt letërsisë së vërtetë.”


Secili ka një histori për të treguar! Pasioni dhe Vizioni që më udhëheq
Mirë se vjen

Unë jam Namir Lapardhaja, publicist, kritik letrar dhe aktivist i përkushtuar për të sjellë ndryshim në shoqërinë tonë. Me një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe një angazhim të vazhdueshëm në median e shkruar dhe vizive, unë besoj se fjala dhe këmbëngulja në të drejtën dhe të mirën mund të kontribuojnë për një Shqipëri të drejtë, ku gara dhe barazia përpara ligjit janë vlera thelbësore.

Çfarë synoj

Një Shqipëri të drejtë, ku liria është bazë e zhvillimit ekonomik, ku korrupsioni luftohet pa kompromis dhe ku shoqëria edukohet përmes një arsimi cilësor dhe shembujve pozitivë. Unë besoj se çdo individ ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mire. Ndaj, puna ime synon forcimin e individit nëpërmjet:

  • Edukimt si baza e një shoqërie të shëndoshë.
  • Transparenca dhe drejtësia në çdo nivel të jetës shoqërore.
  • Angazhimi për të promovuar histori që frymëzojnë.

Përpjekjet

Synimi im është të ndikoj pozitivisht në opinionin publik dhe në shoqërinë e trazuar shqiptare, duke promovuar një qasje jo konformiste me pushtetin dhe të keqen. Nëpërmjet shkrimeve dhe aktivizmit tim, ofroj një perspektivë të re që synon frymëzimin e të rinjve jashtë modeleve të tranzicionit.

about-09.jpg (Demo)
Një Zë i Mendimit Kritik
Rrugëtimi im

Mes studimeve akademike, publicistikës dhe angazhimit publik, përpiqem të zhvilloj një qasje inividuale për temat që trajtoj. Si autor i tre librave, pasqyroj pasionin tim për kulturën, letërsinë dhe politikën, ndërsa angazhimi në diskutime publike dhe analiza të përditshmërisë udhëhiqet nga promovimi i së drejtës dhe së vërtetës përmes shembujve frymëzues.


Burimi i Pasionit dhe Angazhimit


Eksperienca

Kam përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës dhe më pas një Master të Nivelit të Dytë për “Studime Letrarë”. Përvoja ime shumëvjeçare në mësimdhënie dhe angazhimi në median e shkruar dhe vizive kanë formësuar qasjen time individuale ndaj çështjeve politike dhe kulturore.


Librat e Mi

Librat e mi burojnë nga pasioni për leximin dhe dëshira për ta shprehur botën nëpërmjet gjuhës dhe fjalës. Ata tregojnë rrugëtimin tim në publicistikë, në letërsi dhe në kritikë letrare, duke pasqyruar momente të caktuara të kësaj rruge. Librat nuk janë fundi i angazhimit, por pikënisje nga mund të vijohet dhe përmirësohet edhe më tej. Sepse shkrimi nuk është gjë tjetër vetëm se një përmirësim i vazhdueshëm drejt asaj që është më e arrira.  


Angazhimi Publik

Udhëhiqem nga parimi se ndryshimi fillon te vetja, për të ndodhur gjëra të mëdha duhet të fillojmë nga ato të vogla dhe, nëse gjithsekush individualisht do të bëjë detyrën qytetar, e gjithë shoqëria do të gjejë kurajon e duhur për t’u përmirësuar dhe ndryshuar për mirë. 

Paraqitur ne platformat me te njohura


Brand Name 01


Brand Name 02


Brand Name 03


Brand Name 04


Brand Name 05


Brand Name 06


Brand Name 07


Brand Name 08


Brand Name 09


Brand Name 10


Brand Name 11


Brand Name 12


Brand Name 13


Brand Name

Zbulo më shumë rreth angazhimit tim publik!

Bashkohu me mua në përpjekjet për ndryshimin pozitiv të shoqërisë shqiptare nëpërmjet nxitjes së mendimit dhe diskutimit konstruktiv. 


Më Shkruaj


Facebook-f


X-twitter


Instagram


Tiktok